Text Box: shqip>>  serbisht>>     anglisht>>
 
 
 

ANKETA E JAVĖS

 

Ēfarė ėshtė pėrzgjedhja e Kryetarit pėr Qeverinė e re ?

E mirė dhe shumė e qėlluar
Jo shumė e qėlluar
Nuk ėshtė pėrzgjedhja e mirė

REZULTATI

 



 

 
 
MIRĖ SE ERDHĖT

 

Vizitorė tė faqes sonė,

 

Sali Asllanaj
Kryetari i Kuvendit komunal tė Suharekės

Kam kėnaqėsinė t`u dėshiroj mirėseardhje nė faqet e Kuvendit komunal permes internetit. Ėshtė kjo njė formė dhe mundėsi mė efikase pėr komunikim mė tė mire,njė afėrsi edhe me qytetarėt tanė qė nuk jetojnė aktualisht nė vendin e tyre si dhe njė pasqyrė e punės sė Kuvendit komunal pėr botėn nė tėrėsi pėrkatėsisht pėr ata qė shprehin interesim tė jenė sa mė afėr rrjedhave tė punėve tona.Ndjej obligim tė ju njoftoj se komuna jonė pas luftės ka realizuar njė varg tė suksese rreth pėrmirėsimit tė infrastrukturės rrugore dhe pėrmirėsimit tė furnizimit me ujė tė pijshėm si dhe njė varg rregullimesh tė kanalizimeve nėpėr fshatra Presim njė konsolidim tė mėtutjeshėm tė organeve vendore si dhe njė stabilitet edhe mė tė madh tė qeverisė qendrore.Dėshira jonė ėshtė tė ketė edhe pozitė edhe opozitė e jo si deri mė tani ku nė njė qeveri participojnė tė gjithė. Do tė vazhdojmė me objektivat e pavarura dhe me njė efikasitet edhe mė tė madh nė drejtim tė krijimit tė njė administrate sa mė efikase dhe nė shėrbim tė qytetarėve.
Komuna e Suharekės ka njė sipėrfaqe prej 361 km2 dhe pėrfshin 3.3 % tė territorit tė Kosovės dhe gjendet nė pjesėn Jugperėndimore tė Kosovės. Distanca nga qendra regjionale e Prizrenit ėshtė vetėm 18 km, ndėrsa nga kryeqyteti i Kosovės, gjithsejt 57 km. Largėsia nga aeroporti i Prishtinės 50 km dhe nga porti mė i afėrt detar, Durrėsi 240 km.
Ndėr burimet kryesore tė jetesės pėr banorėt e komunės sė Suharekės janė: tė ardhurat nga tė punėsuarit nė botėn e jashtme, biznesi privat (ekzistojnė rreth 1300 biznese tė regjistruara), bujqėsia dhe blegtoria, biznesi shoqėror (IGK “Ballkan”, NBI “Suhareka”, Fabrika e pijeve joalkoolike etj).Po pritet me padurim privatizimi I tyre,sidomos I IGK “ Ballkan”,NBI “ Suhareka” ”Shweppss”,tė cilat kanė rendėsi strategjike nė komunė. Problem po paraqitet edhe politika e kthimit tė pronave qė janė nė menaxhim tė AKM-sė.
Si vlerėsim i pėrgjithshėm mund tė pėrfundojmė se ato raporte janė korrekte dhe karakterizohen me njė frymė bashkėpunimi, konsultimi dhe respekti te dyanshėm, gjė qė nė punėn tonė ka sjellė rezultate tė mira.
Puna e KFOR-it gjithmonė ėshtė pėrshėndetur nga ana e kuvendit komunal dhe atė, si nė aspektin e gjendjes se sigurisė ashtu edhe ne aspektin e ndihmės se madhe qe ka dhene KFOR-i ne procesin e rindėrtimit tė komunės sonė.
Janė tė shumta projektet ku KFOR-i ka ndihmuar si dhe ka shėrbyer si urė lidhėse nė mes tė komunės dhe donatorėve te ndryshėm.
KFOR-i ka ndihmuar edhe nė lidhjen e miqėsive, nė mes tė komunės sonė dhe qyteteve perėndimore si ajo me Fellbahun nė Gjermani.
Asamblea komunale,organi mė i lartė ėshtė konstituuar menjėherė pas zgjedhjeve komunale tė 26 tetorit 2002 dhe pėrbėhet nga 41 delegatė nga 5 partitė pjesėmarrėse zgjedhur me votėn e popullit.
Komiteti pėr politikė dhe financa ėshtė formuar nė takimin e dytė tė Asamblesė me datė. 02.12.2002 dhe pėrbėhet nga 9 anėtarė ,poashtu nga tė gjitha partite . Bordi i Drejtorėve numėron 12 anėtarė-drejtorė tė drejtorive tė KK-sė nė SUHAREKĖ. Me Bordin e udhėheq Kryeshefi Ekzekutiv z.Agim Zenelaj.
Synim kryesor yni ėshtė qė nė sektorin shoqėror po edhe atė privat t`u ofrojmė tė gjithė banorėve tė Suharekės shėrbime publike dhe administrative pa asnjė dallim race,gjinie,moshe dhe etniciteti.


Ju falemnderit
 

 
Vizitorė tė nderuar,


u dėshirojmė mirėseardhje nė faqet e Kuvendit komunal tė Suharekės pėrmes internetit. Tė gjitha aktivitetet e KK janė transparente andaj edhe do tė publikohen pėrmes kėsaj faqe duke filluar nga stafi,takimet dhe vendimet e Kuvendit dhe tė Komitetit pėr politikė e financa, aktivitetet e qeverisė komunale, pastaj takimet dhe vizitat e kryetarit e kryeshefit, gjithashtu do tė jeni tė njoftuar edhe me shpalljen e tenderėve, me informacionet ditore e tė ngjashme. Njė vend tė merituar e kemi rezervuar edhe pėr ju pėrfaqėsues tė OJQ-ve therandase,nė mėnyrė qė tė plasoni materialet tuaja (njoftimet,ftesat,reklamat, raportet e tė ngjashme).Gjithashtu nuk do t`u mbesim borxh as qytetarėve tanė me rezervimin e faqes pėr inkuadrimin e tyre pėr ndonjė aktivitet tė veqantė, ndonjė kontribut apo ndonjė reklamim tė llojit tė vet.
Ēaste tė mira !

Me shumė respekt
Zėdhėnsja e Kuvendit komunal

Begishe Basha
 
 
 

                    Copyright 2004 - 2006 • K.K. Suharekė • All rights reserved

 

Hosting & Webdesign: Mjellma & Partners